Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., banues në fshatin Bularat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




