Policia bllokon 20 mjete lundruese që rrezikonin pushuesit

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjatë javës së fundit, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, kontrolluan 321 mjete lundruese nga Komani deri në Ksamil.

Prej tyre, 20 mjete u bllokuan sepse u shkelën rregullat e sigurisë dhe u përdorën në zona ku nuk duhej të lundrohej.

Mjetet e konfiskuara përfshinin: 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji. Tetë prej tyre ishin vërejtur duke lundruar shumë pranë pushuesve, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Drejtuesit e këtyre mjeteve morën gjobë prej 100 000 lekësh secili.

Pas ndërhyrjes së policisë, u shpëtuan 38 persona — shqiptarë dhe të huaj — si dhe 17 mjete lundruese që ishin në vështirësi në det apo liqene.

Share This Article