E hënë, 25 Nëntor, 2024
Ballina Aktualitet EMRAT/ 3 të prangosur, kanosën me armë dhe plagosën fqinjin

EMRAT/ 3 të prangosur, kanosën me armë dhe plagosën fqinjin

630
0

Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohen se për motive të dobëta kanë kërcënuar dhe plagosur fqinjin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shtanë të Kukësit. Pas hekurave ranë shtetasit Durim Vata (48 vjeç), Safet Vata dhe Julvan Vata, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Shtanë. Kanosën me armë dhe plagosën fqinjin, në banesën e tij, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit). Sekuestrohen 1 armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe 3 celularë.

Pas njoftimit se në fshatin Shtanë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

D. (B). V., 48 vjeç, si dhe S. V., 44 vjeç dhe J. V., 20 vjeç, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin I. D., 53 vjeç, kanë shkuar në banesën e 53-vjeçarit, ku e kanë kanosur me armë dhe e kanë goditur me grushte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe celularët e 3 të arrestuarve. Vijojnë hetimet për të individualizuar dhe dokumentuar ligjërisht, përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

You cannot copy content of this page