EMRAT/ 3 të arrestuarit autorë të 3 vrasjeve, dyshohet se ekzekutuan Artan Myrtajn në Sarandë

Jugulajm.net
1 Min Read

Tre të arrestuarit së fundmi nga Policia e Shtetit, pikerisht personat me emrat si Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli, dyshohen si autorë të tre vrasjeve përgjatë dy viteve të fundit.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se grupi hetimor po mbledh prova pasi ka dyshime se ata janë vrasës me pagesë. Ata dyshohen se kanë ekzekutuar, Artan Myrtajn në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera, një në Qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë.

Vinçesk Piroli dyshohet të jetë ekzekutori kryesor në këto ngjarje.

Dy prej tyre u arrestuan teksa po lëviznin të armatosur dhe me skafandra në një motomjet të vjedhur në Suedi, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin pas kryerjes së krimit.

Gjatë operacionit u sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjeti dhe një automjet tip “Volkswagen”.

Share This Article