Marina Fara ka reaguar publikisht në mbështetje të nënës së saj, këngëtares Eli Fara, pas vëmendjes së madhe që ka marrë çështja e videove intime të publikuara së fundmi në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, Marina ka ndarë një fotografi të këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me fjalë të ndjera, duke i përcjellë dashuri dhe forcë në këtë periudhë të vështirë.
“Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”, shkruan Marina në dedikimin e saj, një mesazh që shpreh qartë mbështetjen e pakushtëzuar për të ëmën.
Reagimi i saj vjen pas komenteve dhe diskutimeve të shumta që kanë përfshirë rrjetet sociale, pas publikimit të materialeve intime të lidhura me një studio muzikore ku është përmendur edhe emri i Eli Farës.
Në reagimin e saj të parë publik lidhur me këtë çështje, këngëtarja deklaroi se nuk ndiente turp për pamjet e publikuara, ndërsa përgjegjësinë e vendosi te personat që i kanë nxjerrë dhe shpërndarë ato.
Në këtë situatë, mesazhi i Marinës është një gjest i drejtpërdrejtë solidariteti familjar, duke treguar se, përtej zhurmës në rrjet, ajo qëndron pranë nënës së saj.




