E moshuara gjendet e mbytur në rezervuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjendet e pajetë një e moshuar, që sipas të dhënave paraprake, është gjetur e mbytur në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit.

82-vjeçarja ka shfaqur prej disa kohësh probleme me sklerozën ndërsa mësohet se ka qenë e rënduar edhe psikologjikisht pas vdekjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj.

Mësohet se e moshuara jetonte me djalin tjetër, dhe ka qenë ai që e ka gjetur në rezervuar të pajetë.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ndërsa po bëhen veprimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article