Mbërrin në Shqipëri portugezi Ruben Saraiva, vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj

Jugulajm.net
0 Min Read

Ka mbërritur në Shqipëri ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva.

Portugezi ka qëndruar që prej majit i burgosur në Marok, ndërsa gjatë ekstradimit është shoqëruar nga një skuadër e policisë shqiptare.

Mbërritja e tij në Shqipëri do të hedhë dritë mbi mekanizmat që ka përdorur ky grup kriminal me 3 kombësi për vrasjen e biznesmenit.

Share This Article