Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Londra në Athinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas mediave të huaja, në muajin mars ai dyshohet se ka vjedhur 290 mijë euro në banesën e një biznesmeni dhe njeriu të njohur në televizionet greke, në Athinë.

Pas vjedhjes, shqiptari dyshohet se u largua jashtë shtetit, për t’u arrestuar më pas në Londër. Vetë shqiptari mësohet se nuk e ka pranuar akuzën e ngritur.

Pas ekstradimit, ai ka dalë para Gjykatës, ku është vendosur të lihet i lirë në masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë hetimet vijojnë nën dyshimin se pas kësaj ngjarjeje fshihet një grup i madh grabitësish, megjithëse vetë shqiptari nuk i ka pranuar akuzat.