Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, ku bëhet me dije se një makinë është përplasur me një motor, duke lënë pas një viktimë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë, Kavajë, ku një makinë është përplasur me një motomjet, duke i marrë jetën drejtuesit të këtij të fundit.
Viktima thuhet se është shtetasi me iniciale L. A 49-vjeç. Ndërsa raportohet se në vendngjarje ndodhen autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit” , – njofton policia.




