Rreshjet e dendura te shiut kane krijuar probleme serioze tek akset ne Prefekturen e Gjirokastres.
Keshtu, ne oret e para te mengjesit te sotem u bllokua segmenti rrugor Bënçë-Lekdush, Njesia Administrative Kurvelesh Bashkia Tepelene, per shkak te reshjeve te shiut dhe renies se inerteve nga lartesite.
Ne keto momente aksi eshte i kalueshem vetem me nje sens drejtimi, pasi eshte bllokuar nga inertet.
Bashkia Tepelene po merr masa duke derguar dy automjete per zhvendosjen e inerteve.