Humb jetën 37-vjeçarja shtatzënë, po transportohej drejt Tiranës kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën gjatë transportit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim të specializuar.

Mësohet se 37-vjeçarja nga Pogradeci, me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas konsultave dhe ekzaminimeve mjekësore, bluzat e bardha kanë vendosur që pacientja të transportohej drejt një spitali të specializuar në kryeqytet.

Por gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj është rënduar dhe 37-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, ndërsa rasti është nën verifikim.

Share This Article