Prezenca e kryeministrit Edi Rama sot ne Gjirokaster, ka nxitur reagimin e opozites.
Ne nje status te publikuar ne faqen e tij ne rrjetin social FCB, kreu i sapozgjedhur i PD per Gjirokastren Zoti Eri Shehaj, ka renditur nje sere problemesh me te cilat ndeshet sot Gjirokastra dhe aq me teper boshatisja e saj.
Statusi i plote i kreut te PD Gjirokaster Eri Shehaj
Kryeministri sot erdhi për show e radhës në Gjirokastër.
Një show demode, i turpshëm dhe i pavlerë madje dhe për vetë socialistët të cilët e kanë kuptuar që Rama nuk ka se çfarë të ofrojë më përveç makutërisë.
Në një Gjirokastër të braktisur nga popullsia në shifra alarmante, kryeministri i vendit nuk ofroi zgjidhje për ndaljen e këtij emigrimi të frikshëm, por vijoi me retorikat boshe sikur prodhimtaria dhe biznesi këtu prodhon dhe punësim. U gjend tek dy biznese dhe i keqpërdori sikur janë punëdhënës të qindra punëdhënësve, ndërkohë që punonjësit që janë aty numërohen me gishta. Panorama e kryeministrit për Gjirokastrën është ajo e një qyteti që gjeneron lëvizje, të ardhura, e përparuar, ndërkohë që ana tjetër e medaljes është krejt e zymtë.
Një Gjirokastër me përgjysmim të popullsisë në 10 vitet e fundit dhe kjo për meritë të politikave imponuese migratore të Ramës.
Një Gjirokastër që ka humbur statusin e qendër qarku në praktikë dhe në teori.
Një Gjirokastër fermerët e të cilit ikin nga sytë këmbët si pasojë e makutërisë tek subvencionet.
Një Gjirokastër ku politikat e punësimit bëhen në bazë të preferencave politike dhe jo aftësive.
Një Gjirokastër që po plaket dita-ditës pasi të rinjtë presin me padurim që të mbarojnë gjimnazet dhe të largohen sa më larg që të jetë e mundur.
Pra kjo është Gjirokastra për ata që jetojnë këtu dhe për ata që nuk kanë asnjë raport me borderonë e partisë-shtet.
Kryeministri sot në Gjirokastër, tregoi dhe një herë që është obsesiv me show pjesë e të cilës nuk kanë munguar as nxënësit e shkollave. Një show që nuk sjell risi, por mbyt inteligjencën.
Një show i panevojshëm pa kurrëfarrë kreativiteti për të ardhmen e këtyre të rinjve.
Pra Rama sot në Gjirokastër, siç erdhi, ashtu dhe iku si gjithmonë me synim që t’u hedhë hi syve gjirokastritëve të cilët janë të braktisur dhe të zhgënjyer nga gjithë ky show që pati për protagonist jo ata, as fëmijët, as nxënësit që ministria e arsimit detyron të shkojnë në aktivitet , as militantët e tij, por vetëm ATË !!




