Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Laçit. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore 72-vjeçe.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjeit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.