Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 36 vjeç, R. H., 33 vjeç, E. Gj., 23 vjeç dhe J. Xh., 34 vjeç, të katërt banues në Përmet, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.