Kryeministri Rama reagon për pankartat e protestës: Më argëton krijimtaria e tyre, revolucioni imagjinar s’më pëlqen

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri e ka nisur ditën sërish duke reaguar lidhur me protestën që zhvillohet prej ditësh nga qytetarët dhe që tashmë është shpërndarë edhe në diasporë. Nëpërmjet një postimi, Rama përgëzon krijuesit e memeve duke thënë se argëtohet duke i parë.

Duke theksuar se nuk i pëlqen asgjë nga ai që e quajti “revolucioni imagjinar i flamingove”, kreu i qeverisë tha se disa prej memeve të tjera nuk i poston dot me qëllim që të mos krijohen keqkuptime të tjera.

“RROFTË MEMEMANIA

Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove

Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”- shkruan kryeministri Rama.

Share This Article