Pas disa ditësh gjendet trupi i Alma Arrazit në ujërat e lumit Buna.
Raportohet se gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA.
Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, 39-vjeçares dhe tre fëmijëve.
Akti i rëndë u krye nga vetë nëna, e cila pas dyshimeve se burri e tradhtonte, mori 3 fëmijët e saj dhe u hodh në lumë.
Autoritetet kanë arrestuar burrin e saj për shkaktim të vetëvrasjes.