FOTO-TARGAT/ Aksident i 3-fishtë, plagosen 3 shoferët

Jugulajm.net
1 Min Read
Screenshot

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin rrugor kombëtar “Berat-Dimal”, në fshatin Moravë.

Tre mjete janë përplasen mes njëra-tjetrës, ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre.

Në aksident janë përfshirë: mjeti tip Opel, me targa AA 767 TK, mjeti tip Fiat, me targa AA 966 CE dhe mjeti, tip furgon,me targa AA 815 SP.

Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit për t’u ekzaminuar dhe për të marrë mjekim.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes dhe për të konkluduar në dinamikën e aksidentit.

Share This Article