Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi mbrëmë në Shkodër. Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit u bë parkimi. Krisja nisi pranë lokalit në fshatin Hot i Ri.
Konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes, Klodian Mhilli për shkak të bllokimit të rrugës.
Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar Mhilli.
Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Prej mbrëmjes së djeshme ku u arratis duke përfituar nga errësira ende nuk është lokalizuar. Kërkimet për gjetjen e tij vazhdojnë.
Në krahun tjetër, familja Fierza ka hapur dyert e mortit për të përcjellë 33-vjeçarin në banesën e fundit.