Këmisha e lumturisë që mungon…

Jugulajm.net
7 Min Read

Nga Fejzo SUBASHI

Një legjendë e vjetër rrëfen sesi një Mbret i madh i një mbretërie të madhe u sëmur rëndë. Mjekët e tij dhe më të mirë të mbretërisë e vizituan, por asnjëri nuk gjeti, as edhe mundësin më të vogël për shërim. Dashuria, mbështetja dhe mos pranimi i të së keqes , atë të humbjes së Mbretit, mëkëmbësit arritën deri aty sa u thirr një mjek nga mbretëria fqinje. Mjeku i Mbretit fqinj, që ishte më i mire vizitoj Mbretin dhe në përfundim tha: –“Ka vetëm një mundësi, që të sjelli shpëtimin: Mbreti duhet të flejë të paktën një natë me këmishën e njeriut më të lumtur në mbretëri.” Mëkëmbësit e tij e quajtën jo vetëm gjënë më të mundur, por dhe më të thjeshtën. Në të vërtet, ata nuk e dinin jo vetëm që ishte më e vështira, por dhe një realitet i hidhur dhe fatkeq për Madhërinë. Pavarësisht kësaj ata nisën kalorësit më të mirë të mbretërisë, të cilët vrapuan të kërkonin njeriun e lumtur të Mbretërisë. Sipas kalorësve të cilët shumë të kënaqur që po i shërbenin madhërisë, kjo do ishte e thjeshtë pasi do gjenin, jo një po thuajse një nëmur të madh njerëzish të lumtur. Fillimisht u drejtuan te Kryeministri, te ministrat, te pasanikët, te njerëzit e pushtetit. Por të gjithë ishin më shumë të sëmurë se vetë Mbreti: njëri i trembej humbjes së pushtetit, tjetri i rebelimit të popullit, një tjetër lakmisë së pangopur. Asnjëri nuk pranoi se ishte i lumtur, por pranuan se ishin më fatkeqit e kësaj mbretërie. Nuk lanë cep të mbretërisë pa kërkuar një njeri të lumtur, por e pa mundur me gjithë lodhjen dhe sfilitjen e kalorësve, ishte e pa mundur të gjeje një njeri të lumtur. Kur humbën çdo shpresë, kalorësit si në faj për këtë u kthyen. Por pranë sarajeve gjetën një njeri të varfër, të veshur si mos më keq, thuajse nuk kishte as edhe një gjë në trup. Ai ishte tërë qejf, që po pinte raki, këndonte dhe buzëqeshte. “Ja, më në fund, njeriu i lumtur!” – menduan kalorësit, të cilët e pyetën- “A jeni i lumtur more njeri”: Po u përgjigj ai. Atëherë kalorësit i kërkuan këmishën. “I thanë e duam këmishën tënde të flejë Mbreti që të shpëtoj nga sëmundja”! Ai u përgjigj: “Unë s’kam këmishë fare. Nuk kam veshur kurrë një të tillë. ” Nuk di a e tregova bukur, apo e përshtata saktë këtë legjendë, kjo pak rëndësi ka si për mua, ashtu dhe për ju, Kjo legjendë ka një rendësi të madhe për mesazhin e realitetit të sotëm Nga njëra anë, ajo tregon se lumturia nuk qëndron as në pushtet, as në pasuri, as në privilegje, sepse ata që mendojmë se janë më të fuqishmit, shpesh janë edhe më të robëruarit nga frika, lakmia, pasiguria. Nga ana tjetër, një njeri që nuk ka asgjë për të humbur, që jeton thjesht, gjen lumturinë aty ku të tjerët shohin vetëm mungesë. Në realitetin e sotëm, kjo legjendë duket si pasqyrë e shoqërive tona: liderët, politikanët, të pasurit janë të mbërthyer nga ankthi i pushtetit dhe humbjes së tij, Ndërsa njeriu i thjeshtë, qytetari, ai që të sjell në pushtet, është shpesh i harruar, i pa mbrojtur, i pa mbështetur, i pa shpresë. Këtu ai ka humbur gjithçka, ke kjo humbje dhe mungese shprese ai gjen një qetësi dhe gëzim që askush tjetër nuk e ka. Por paradoksi është se Mbreti, pushteti, sistemi, ka nevojë pikërisht për “këmishën e njeriut të lumtur”, për të shpëtuar, dhe ajo nuk gjendet. Sepse sistemi e ka humbur kontaktin me të thjeshtin, me njeriun e lirë nga ambiciet e sëmura. Në realitet kjo legjendë është e lashtë, por e vërteta e saj është më e freskët se kurrë. Sot shoqëritë tona gjenden përballë të njëjtit problem: të pasurit dhe të fuqishmit nuk janë të lumtur. Ata kanë frikë nga humbja e pushtetit, nga rënia e privilegjeve, nga pakënaqësia e njerëzve. Janë të rrethuar nga pasuri e pushtet, por jo nga qetësi e gëzim. Ndërsa njerëzit e thjeshtë, ata që jetojnë ditën e tyre me pak, shpesh e shijojnë jetën më shumë se të gjithë të tjerët. Ata nuk kanë frikë të humbin diçka që nuk e kanë, nuk kanë ankthin e privilegjit, nuk janë të robëruar nga ambicia. Por edhe këtu qëndron paradoksi: ata, pikërisht sepse nuk kanë, nuk kanë “këmishën” që të shpëtojë Mbretin. E njëjta gjë ndodh me pushtetin tonë: kërkon shpëtim, kërkon legjitimitet, kërkon “këmishën e lumturisë” për të mbijetuar, por nuk e gjen dot. Sepse e ka shkëputur veten nga njeriu i thjeshtë, nga burimi i vërtetë i lumturisë dhe lirisë. Palumturia e tyre, duam apo nuk duam na bënë të gjithëve të pa lumtur… Ndaj natyrshëm kudo sot lind pyetja: A ka më “këmisha” lumturie në shoqërinë tonë, apo të gjithë janë robër të pushtetit, parasë dhe frikës? Kjo është pyetja që na vjen nga thellësia e kësaj legjende: A ekziston sot ndonjë njeri i lumtur me këmishë? Apo të gjithë jemi bërë robër të frikës, të parasë, të pushtetit dhe të mungesës së shpresës? Nëse nuk gjejmë më këmisha të lumturie, atëherë nuk është vetëm Mbreti që sëmuret. Është e gjithë mbretëria.

Share This Article