Aksident te “Ura e Kardhiqit”, 21-vjeçari përplas me makinë 73-vjeçaren

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Gjirokastër -Tepelenë”, ku një 21-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur një 73-vjeçare.

Aktualisht e moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur aksidentuar shtetasen D. P., 73 vjeçe, banuese në fshatin Taroninë, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. S. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article