Shpallet në kërkim shoferi 40-vjeçar, përplasi me makinë 55-vjeçarin, dyshohet se donte ta vriste

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi  goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në  Durrës.

Dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

“Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.

Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentative”, thuhet në njoftim.

Share This Article