Procedohet mësuesi 49-vjeçar, u konfliktua me nxënësin në ambjentet e shkollës

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 49 vjeç, banues në Përmet, mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se është konfliktuar me një nxënës, në ambientet e shkollës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article