VIDEO-EMRAT/Arrestohen 3 shtetas te “Kthesa e Andon Poçit” dhe te “Ura e Glinës”, ja arsyeja…

Jugulajm.net
2 Min Read

Finalizohen gjatë 24 orëve, operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Për të dyja operacionet arrestohen 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.
Sekuestrohen 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

✅ Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt 3”, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Sektorin Operacional arrestuan shtetasin Agustin Rreshpja., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Andon Poçit”, duke transportuar 10 emigrantë.

✅Në kuadër të operacionit “The bridge 1 “, Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije, arrestuan në flagrancë shtetasit Redjan Shushaku, 45 vjeç dhe Fjorildo Staka, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi R. Sh. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar 10 emigrantë, ndërsa 37-vjeçari kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article