Mbytet 63-vjeçari, po notonte kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Gjirit të Lalëzit.

Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë notit në det shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article