Lajmi i qelbur i hedhur ne rrjet per denigrimin e Bashkise Gjirokaster, ku aludohet per mbartes se SIDE-s dhjetera punonjes se bashkise, ka bere te reagoje edhe Prefektja e Gjirokastres, Albana Hasanaj.
Permes nje postimi ne ne fb ajo e ka cilesuar si nje lajm denigrues.
”Sot në “tabelën e qitjes” janë gra e burra, bashkëshorte e bashkëshortë, nëna e baballarë.
Njerëz me dinjitet, me histori, me familje.
Por e vërteta është se nesër mund të jetë kushdo prej nesh.
Sepse intriga, shpifja dhe balta janë bërë tepër të lira… dhe tepër të shpejta.”, – shprehet Hasanaj.
Ja reagimi i plote i Prefektes:
Sa e lehtë është bërë sot të përbaltësh, të denigrosh e të lëndosh këdo, kudo…
Sot në “tabelën e qitjes” janë gra e burra, bashkëshorte e bashkëshortë, nëna e baballarë.
Njerëz me dinjitet, me histori, me familje.
Por e vërteta është se nesër mund të jetë kushdo prej nesh.
Sepse intriga, shpifja dhe balta janë bërë tepër të lira… dhe tepër të shpejta.
Në një realitet ku klikimet vlejnë më shumë se e vërteta, disa zgjedhin të shesin çdo gjë, edhe ndërgjegjen.
Dhe aty ku mungon etika, nuk ka më vend për profesionalizëm.
Prandaj sot nuk është thjesht çështje reagimi, por përgjegjësie.
Sepse kur heshtim për tjetrin, nesër askush nuk flet për ne.
Sot janë ata. Nesër mund të jemi ne.
Dhe pikërisht për këtë, duhet të jemi bashkë, jo për të bërë zhurmë, por për të mos lejuar që zhurma të zëvendësojë të vërtetën.




