Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Policisë së Shtetit, ka njoftuar lëvizjet e reja në strukturën e Policisë së Shtetit.
Bëhet me dije se Petrit Halo që drejtonte Komisariatin nr.4 në Tiranë, ka kaluar në krye të detyrës në Komisariatin nr.1.
Në këtë post Halo zëvendëson Bujar Mehmetin, i cili u pezullua nga detyra pak javë më parë në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje që u zbuluan në zonën e Liqenit.
E teksa Halo shkon në Komisariatin nr.1 në Komisaritin nr.4 është vendosur Luan Hysaj. Raportohet se ka edhe ndyshime të tjera në strukturën e policië, por që vetëm lëvizjet e mësipërme dihen paraprakisht.