Viti i ri akademik i gjen te “përçarë” pedagogët dhe studentët e Shqipërisë. Pavarësisht se ditën e sotme ishte njoftuar protestë dhe bojkot , një pjesë e universiteteve publike në vend kanë nisur procesin mësimor.
Kështu Sindikata në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” ka zgjedhur të bojkotojë mësimin si kundërpërgjigje ndaj qeverisë, e cila deri tani nuk u ka plotësuar kërkesat e tyre, që janë konkretisht rritje e pagës me 30 % për këtë vit dhe 20% për vitin tjetër.
Kërkesat e pedagogëve:
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.