VIDEO/ Qytetari kalon në vijat e bardha,shoferja del nga makina dhe i vendos duart në fyt

Jugulajm.net
1 Min Read

Skena te tilla skandaloze mund te ndodhin vetem ne Shqiperi.

Keshtu, një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet.

Një grua, e cila po drejtonte një makinë tip ‘Benz’ për pak ka qenë duke shtypur një kalimtar në vijat e bardha në momentin që ky po kalonte.

Nuk ka mjaftuar kjo por drejtuesja e mjetit ka zbritur nga makina dhe siç duket në video ajo e shtyn kalimtarin dhe i vë duart në fyt.

Në video duket momenti kur kalimtari tenton të sqarohet duke i thënë se ka qenë duke i shtypur këmbën dhe se ai ndodhet në vijat e bardha dhe ajo është gabim. Ajo ka vazhduar më tej duke e shtyrë. Video është regjistruar nga kalimtarë të rastit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur