Plagoset me thikë 29-vjeçari, shpallet në kërkim autori, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sherr mes dy të rinjëve ka degradua në përdorimin e thikës,, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar në Kamëz.

Autori është shtetasi F. N., 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet, teksa shkaku i sherrit ka qenë prona.
Raportohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin F. N., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.”–njofton Policia.

Share This Article