FOTO/ Delvinë, shkrumbohet kisha e fshatit Lefteroho

Jugulajm.net
1 Min Read

Zjarret që prej ditësh kanë përfshirë zonën e Delvinës kanë prekur edhe objektet e kultit, duke djegur plotësisht kishën e fshatit Lefteroho.

Flakët kanë shkrumbuar pjesën kryesore të ndërtesës, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës kanë bërë përpjekje për ta shpëtuar, por për shkak të erërave të forta dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, ndërhyrja ka qenë e pamundur.

Autoritetet po vlerësojnë dëmet, ndërsa situata e zjarreve në zonë mbetet ende e rënduar.

Share This Article