Flakët e zjarrit që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë pushtuar malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.
Zjarri i fuqizuar nga era dhe thatësira, kërcënon seriozisht qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.
Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës janë hedhur në një betejë të ashpër për ta ndalur të ndihmuara nga banore të Lazaratit.
Çdo minutë është kritike, flaka ka mbuluar zonën dhe rreziku për përhapje është i lartë.
Operacioni vazhdon pa asnjë garanci se zjarri do të ndalet së shpejti.




