2 të vrarë dhe 2 të plagosur me armë zjarri, autori në arrati…

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur ditën e sotme në pas disa të shtënave me armë zjarri në Gjilan të Kosovës.

Autori i dyshuari për ngjarjen është në arrati, por është identifikuar nga policia, bëjnë me dije mediat në Kosovë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilanin, Ismet Hashani, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Në këtë rast mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave. Dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Share This Article