LAJM I FUNDIT!!(VIDEO) Zjarr afër stacionit të pompimit të ujit Gjirokastër, digjen makina dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Zjarr ne afersi te stacionit te pompomit te ujit te pijshem per Gjirokastren. Ne vendngjarje kane shkuar forcat zjarrfikese, ku konstatuan se flaket kishin marre permasa te medha.

Pas nderhyrjes me shpejtesi per izolimin e flakeve, ku po perhapeshin intesivisht drejt pompes se ujit, vreshtave dhe pemtarive perreth saj, u arrit te vihej nen kontroll, duke mos lejuar perhapjen e tij.

Zjarri kishte rene ne nje siperfaqe rreth 3000 m2, ku brenda saj ndodhej nje magazine e cila kishte automjete te parkuara brenda dhe jashte saj.

Magazina ishte rreth 50m2 dhe brenda saj ndodheshin materiale bujqesore, si dhe nje automjet tip “Opel” kabriole i vitit 2005 me targa AA841VF. Nderkohe jashte saj ngjitur me murin rreth nje meter larg ndodhej nje automjet tip “Benz” 2400, i vitit 1984 pa targa.

Gjithashtu u dogjen edhe 20 peme frutore, qe ishin brenda perimetrit te flakeve.

Share This Article