Automjeti përplas të riun, 26-vjeçari përfundon në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00,  në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier, ku një 26-vjeçar është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti me drejtues shtetasin J. K., 38 vjeç, ka përplasur shtetasin B. L., 26 vjeç.

I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk është e qartë gjendja e tij shëndetësore.

“Rreth orës 08:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, automjeti me drejtues shtetasin J. K., 38 vjeç, ka përplasur shtetasin B. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Share This Article