Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë.
Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku ndau me miliona ndjekës një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar.
Në imazh shfaqej një peizazh me ujëra të kristalta dhe perëndimi i diellit.
“Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo.





