Kualifikimi historik në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2016, padyshim do të mbetet gjatë në mendjen e futbolldashësve shqiptarë, teksa jo të paktë ishin ata që gjatë gjithë kohës përdornin sloganin, “Me plis për Paris” kur Kombëtarja siguroi një vend në fazën e grupeve të kompeticionit.

Mirëpo, këtë detaj të veçantë ka vendosur ta rikujtojë dhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila në kuadër të përgatitjeve për përballjen e mbrëmjes të së enjtes ndaj Çekisë ka vendosur nga një plis në çdo stol të mitikut “Air Albania”, duke e “shndërruar” slloganin nga “Me plis për Paris”, në “Me plis për Berlin”.

Ndërkaq, kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.