Aksident, motori përplaset me trajlerin, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në aksin nacional Levan–Vlorë, pranë urës së Mifolit.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një trajler, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.

Nga të dhënat e para, mësohet se aksidenti ndodhi në momentin kur motoçikleta po tentonte të parakalonte, por për arsye ende të paqarta është përplasur me mjetin e tonazhit të rëndë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar lëndime për drejtuesin e motorit dhe pasagjerin, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Share This Article