U arrestua në Selanik, biznesmeni s’pranon ekstradimin në Shqipëri, ja ç’deklaroi para autoriteteve greke…

Jugulajm.net
2 Min Read

Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK dhe GJKKO, në lidhje me akuzën e pastrimit të parave, kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri.

Ai ka dalë sot para Gjykatës së Selanikut për procesin e masës së sigurisë me qëllim ekstradimin mes Interpol Athinës dhe Tiranës.

Më tej është Këshilli Gjyqësor kompetent do të vendosë për ekstradimin e 53-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Selanik, pasi ai kërkohet nga autoritetet e vendit të tij për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

“53-vjeçari u arrestua në zbatim të Njoftimit të Kuq të Kërkimit Ndërkombëtar që ishte në pritje ndaj tij nga autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin e tij për veprat penale që dyshohet se janë kryer në vitin 2020 në Tiranë dhe konkretisht për “pastrim parash të kryer duke përfshirë fonde të nxjerra nga trafiku i drogës, pjesëmarrje në një organizatë të strukturuar kriminale dhe kryerje të veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, njofton “Protothema”.

Sot ai u soll në Prokurorinë e Apelit të Selanikut dhe u vendos që të mbetet në paraburgim derisa këshilli kompetent të vendosë mbi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari deklaroi para prokurorit se “nuk jep pëlqimin për ekstradimin e tij dhe mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk ka përfshirje”.

Siç është vërtetuar nga hetimi i autoriteteve, 53-vjeçari hyri në Greqi të premten e kaluar nga stacioni kufitar i Kristallopigjit, ndërsa herët në mëngjes të së njëjtës ditë autoritetet kryen hetime për arrestimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Share This Article