FOTO/ Aksident, makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur në kanal

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, ku sipas informacionit paraprak, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në një kanal.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, disa kilometra larg kryeqytetit.

Deri më tani nuk dihet numri i personave që ndodheshin brenda automjetit.

Shoferi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po kryen hetimet dhe pritet të japë informacion më të detajuar rreth shkaqeve të aksidentit.

Share This Article