Kreu i SPAK, Altin Dumani, refuzoi të përgjigjej për 7 pyetjet e drejtuara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se përgjigjet jepen vetëm përmes rrugës ligjore dhe jo në mënyrë publike.
Ai deklaroi se dosja ndaj Veliajt është ndarë në disa fraksione, dhe aktualisht po zhvillohen hetime për fakte penale specifike.
“Nuk i përgjigjemi të pandehurve drejtpërdrejt, por vetëm përmes procedurave ligjore, kur paraqiten pretendime apo memo nga avokatët,” tha Dumani.
Sipas tij, kjo qasje është pjesë e procesit procedural dhe siguron që hetimet të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe pa presione.




