Fëmija 2-vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave, niset urgjentisht në Tiranë

Jugulajm.net
0 Min Read

Një fëmijë 2-vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash në një kompleks pushimi në Shëngjin mbrëmjen e 30 korrikut.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës nga familjarët dhe më pas është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share This Article