EMRI-FOTO/ Policja 21-vjeçare shpëton nga flakët të moshuarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Policja 21-vjeçare që shpëtoi nga flakët një 72-vjeçar, është Laura Leka. Ngjarje ka ndodhur para pak ditësh në Korçë.

Efektivja e re, por me dëshirën dhe përgjegjësinë e madhe për të respektuar uniformën, tregon momentet e para të ngjarjes.

“Gjatë patrullimit vumë re, re të zeza. Kemi kaluar menjëherë, pasi kaluam, njoftuam sallën operative. Në vendngjarje arriti zjarrfikësja. Godina ishte përfshirë nga flakët, marrim kontakt me banuesit, na thanë që brenda ndodhej një person i moshuar”, tregon ajo.

Laura nuk u mendua dy herë por veproi instinktivisht duke shpëtuar të moshuarin. Ajo tregon me emocione se 72-vjeçarin e ndjeu si pjesë të familjes së saj.

“Unë e ndiej si përgjegjësi morale, e mendova sikur të ishte një pjesëtar i familjes time, do doja që çdo punonjës i institucioneve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Ndodhi në moment, nuk u mendova gjatë. Në fund të ditës kam bërë vetëm detyrën, pasion dëshirë dhe humanizëm në të njëjtën kohë”, shprehet e reja.

Laura Leka është shembulli i gjallë se kur nderi për uniformën dhe dëshira për të bërë mirë ndërthuren, lehtësisht mund të quhesh hero.

Share This Article