Rama: Bizneset për çdo karrige jashtë do të japin 1 pemë

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje dhe ka njoftuar një plan të ri për përdorimin e hapësirave publike nga bizneset.

Sipas shefit të qeverisë, vendosja e karrigeve jashtë, kryesisht nga baret dhe restorantet, do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara.

Rama shkruan: “Atyre që shqetësohen për karriget u them, bëni durim.

Shpejt do të zbatohet radha për vendosjen e tyre sipas kushteve të reja, por si fillim, për çdo karrige në hapësirë publike do të duhet të kontribuohet me një pemë.”

Ky plan synon të kombinojë përdorimin e hapësirës publike me nxitjen e gjelbërimit dhe ruajtjen e ambientit.

Share This Article