Aksident, makina përplas këmbësorin në vijat e bardha

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj së premteje në rrugën “Kastriot Muço” në qytetin e Fierit.

Një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po ecte te vijat e bardha.

I plagosuri është dërguar drejt spitalit rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se drejtuesja e automjetit, nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka përplasur edhe këmbësorin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article