Prangosen 2 vëllezër, kishin kultivuar bimë narkotike

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë, pasi kishin kultivuar 65 bimë kanabis.  Lënda narkotike u gjend në vendin e quajtur “Toka e zezë” në Roskovec.

Njoftimi i policisë:

Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article