Një shprehje popullore thotë “bëj mirë, gjen keq”, por duket se se në Greqi të bërit mirë, është shpërblyer me të bërin mirë.
Kjo shkon për Levian Gogan, shqiptari që prej ditësh është në qendër të vëmendjes.
Shqipari në fjalë, pa u menduar shumë, u hodh në lumin Arakhtos javën e kaluar për të shpëtuar dy fëmijë të mitur. Fatkeqësisht fëmijët nuk ia dolën të mbijetonin dhe ndërruan jetë në spital.
Goga është duke u trajtuar në spitalin e Arta-s dhe ndodhet në ekzaminime të detajuara. Sipas mjekëve, gjendja e tij nuk është e rënduar dhe nuk ka shqetësime serioze. Po ashtu, është konfirmuar se Goga do të shpërblehet me shtetësinë greke nderi.
Goga tani jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët janë dhjetë dhe gjashtë vjeç. Jeta e tyre ka qenë e qetë dhe e thjeshtë, derisa ditën e mërkurë, ngjarja e pazakontë i ndryshoi gjithçka. Me aktin e tij heroik dhe pa u menduar dy herë u largua nga kafeneja ku po kalonte kohën e tij dhe u hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët.




