Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se një bllokim në timon ka penguar drejtuesin e mjetit të manovrojë në kohë, duke sjellë daljen nga rruga të kamionit i cili ishte i ngarkuar me enë kuzhine.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, por dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme për shkak të ngarkesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




