Burri plagos me thikë gruan, 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë në Tiranë

Jugulajm.net
1 Min Read

Këtë të hënë është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një 30-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 28-vjeçare.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, ku gjatë një konflikti mes çiftit, burri dyshohet se ka goditur disa herë gruan, duke i shkaktuar dy plagë në bark dhe në krah.

Pas ngjarjes, autori është shoqëruar nga policia, ndërsa e plagosura është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit dhe më pas pritet të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Çifti jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime pranë familjarëve të tyre. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article