LAJM I FUNDIT/ SPAK kontrolle në disa banesa për dosjen Balluku

Jugulajm.net
1 Min Read

SPAK po kryen kontrolle të reja në kuadër të dosjes që përfshin Belinda Ballukun.

Kontrollet janë autorizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe po ushtrohen prej të paktën një ore.

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë çështje, por kontrollet vijnë menjëherë pasi u vendos shtyrja me edhe tre muaj e afateve të hetimit për ish-zv.kryeministren Balluku dhe të pandehurit e tjerë.

Belinda Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me lotet e Unazës së Madhe.

Ndërkohë, për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, ajo është zyrtarisht e pandehur.

Share This Article