Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më në aksin nacional Korçë-Bilisht.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete, ndërsa janë lënduar rreth 8 persona.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, ndërsa të lënduarit sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.